Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të depozitojnë raportet e burimeve të financimit për partitë politike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se afati është deri në 31 mars dhe kush e shkel do të gjobitet.

Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës sipas formateve të cilat janë miratuar nga KQZ. Shkelja e afateve të depozitimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitjen e rapoerteve në shkelje të formateve dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Afati i dorëzimit të raporteve financiare është data 31 mars 2018.