Kreu i OSBE-së takohet me ambasadorët e huaj dhe Celibashin për zgjedhjet

20/01/2021 - 12:56

Thuajse tre muaj nga dita e zgjedhjeve, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi sot një takim të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet lidhur me zgjedhjet kuvendore të 25 prillit.

Në krah të tij ishte ambasadorja suedeze, Elsa Håstad, vendi i së cilës mban Kryesinë e Radhës të OSBE-së. Prezenca i njohu përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare me zhvillimet kryesore të reformës zgjedhore, si ndryshimet e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera.

Po ashtu, Prezenca i informoi ata lidhur me projektet në ndihmë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe aktorëve të tjerë vendas, gjatë kohës së mbetur deri në zgjedhje. Për të lehtësuar dialogun mes aktorëve vendas dhe bashkësisë ndërkombëtare për çështjet e reformës zgjedhore, Prezenca ftoi në takim Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ai i njohu pjesëmarrësit me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, veçanërisht lidhur me përdorimin e teknologjisë, mundësimin e votës së emigrantëve shqiptarë dhe vëzhgimin e rasteve për keqpërdorimin e mundshëm të burimeve njerëzore për qëllime elektorale. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të ambasadorëve.

Po ashtu, Celibashi foli edhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja lidhur me ngritjen me vonesë të strukturës së re të KQZ-së dhe presionin mbi punën e institucionit që shkakton koha e kufizuar deri në zgjedhje.

Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre të plotë për KQZ-në dhe nxitën Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe aktorët e tjerë që të bëjnë më të mirën për të zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale ka renditur disa nga investimet e dështuara sipas tij, të realizua

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne, katër futbollistë të shquar të ekipit “Dinamo” dhe atij K

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, deklaroi se Shqipëria jo rastësisht ësht

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit, ditën e sotme, ka zhvilluar takime me bizneset, teksa vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me a

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i v

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në një postim në Twitter  temat e bisedave gjatë takimit të zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA,

Presidenti Ilir Meta është takuar me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj.

Një ditë pasi partia Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen me Partinë Demokratike për t’u përfaqësuar në një listë në zgjedhjet e 2

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë qendrat ku do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25

Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.