Prokuroria për Krimet e Rënda nuk është tërhiqur nga kërkesa për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke kërkuar rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të apelit.

Sipas të dhënave zyrtare publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë mësohet se rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ende nuk është përcaktuar ora dhe data e seancës së parë të shqyrtimit të cështjes. Ish-ministri Tahiri hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, bazuar në aktet hetimore të referuara nga drejtësia italiane.