Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur ministrit të Brendshëm​ Fatmir Xhafaj pas publikimit të shifrave që ky i fundit bëri për numrin e vrasjeve në vend.

Ministri Xhafaj reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se krimi është më aktiv se kurrë në të gjithë vendin duke e quajtur liderin opozitar si “ish-ministri më i paaftë”.

Ndërsa deputeti Strazimiri thotë se “përmirësimi  i statistikave të kriminalitetit është po aq sukses sa lufta kundër drogë në kohën e Saimir Tahirit”.

“Rilindja e statistikave të kriminalitetit është histori “suksesi” sa ç’ishte dhe është lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës nën Saje qorrin e Fatmirin e Gonit, (të vetmin Minister të Brendshëm në Evropë që ka vëllain trafikant droge të denuar dhe ende aktiv në “zanat”) !

Po zaten, ky që në “statistikë” e shënon Agronin qelibar dhe padit për shpifje ata që thonë se është në burg për trafik droge, sigurisht që “1 vrajse” do e shënojë në “statistikë”, paçka se i janë vrarë 8 apo 3 njëherësh….,” deklaroi Strazimiri.