Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit Meta për plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë. Rama tha se me Metën ndan të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet.

“Ndaj me presidentin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet. Une e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i lëviz asnjë presje. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerr ndonjë lajm, se janë krisur marrëdhëniet e mia me presidentin, por ke gjetur vendim më të gabuar. Përgjigja ime nuk është as ironike dhe nuk dua aspak që ti iki pyetjes. Presidenti ka qenë ai që më ka njohur me kanionet dhe më ka intriguar për të bërë rafting",- tha Rama.