Kriza politike/ Meta takon në Strasburg zyrtarin e Këshillit të Europës

18/09/2019 - 13:19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar në Strasburg një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkruan se me zyrtarin e KiE kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

POSTIMI I METËS

Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas triumfit të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti