Organizata ndërkombëtare World Vision Albania & Kosovo, që prej vitit 2012 jep kontributin e saj në Durrës me fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, ka takuar përfaqësues të kësaj organizate, Blerina Lakon nëndrejtoreshë e programit për Shqipërinë dhe Kosovën dhe Migena Muhajn menaxhere e zyrës së Durrësit.

Përfaqësuesit e World Vision e njohën kryebashkiaken Sako me kontributin që kjo organizatë ka dhënë për  Bashkinë e Durrësit ndër vite. Në këtë takim gjithashtu u prezantuan më në detaje prioritetet për periudhën 2019-2020, ku Bashkia Durrës dhe World Vision A&K rinkonfirmuan edhe njëherë angazhimet dhe përkushtimin e tyre për të adresuar çështjet që lidhen me dhunën ndaj femijëve, sfidat që hasin fëmijët me aftësi të kufizuar në aksesin në shërbime.

Sako falënderoi World Vision për kontributin dhe përkushtimin në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe komuniteteve të tyre. Gjithashtu, konfirmoi mbështetjen maksimale dhe angazhimin e Bashkisë për ëështjet që ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve.