Kryebashkiaku “fluturues”, në 2019-ën Erion Veliaj mori avionin 3 herë në muaj

22/01/2020 - 15:45

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues. Jemi mësuar ta shohim qytetarin e parë të Tiranës, të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte.

Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

"News24" bëri një vëzhgim rreth veprimtarisë së Veliajt dhe kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, për të konfirmuar numrin e udhëtimeve te tij jashtë vendit gjatë viteve në detyrë. Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës.

Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. 

Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë.

Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. "News 24" disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni. /Balkanweb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej ditës se djeshme kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Rusi. Kjo vizitë është pjesë e axhendës së kreut të qeveris

“Mos luani me integritetin e Gjykatës Kushtetuese nëse doni çeljen e negociatave”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Kryekëshillt

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish me informacionet sipas të cilave, Spitali i qytetit të Kavajës do të shndërrohet në karan

Institucioni i Presidencës, ashtu sikundër ka paralajmëruar edhe më herët, ka informuar sot me një shkresë zyrtare drejtuar Policisë së S

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes, për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Bujqësisë, profesor Ahmet Osjas.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe ish-nëndrejtori i departamentit të Shëndetësisë, Gazment Koduzi kanë vizituar ditën e sotme Qend

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për të luftuar rrezikun që i kanoset

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Ver

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili i quajti qëndrimet e P

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha sot se thirrja e Presidentit për tubimin e datës 2 mars është shprehje e një konflikti të brend