Pas denononcimit të Partisë Demokratike, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, ky i fundit ka depozituar gjurmët e gishtave në Policinë Shkencore, duke i hapur kështu rrugë verifikimit.

Gjithashtu, mësohet se njësia e dekriminalizimit ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes penale dhe vendimit të dënimit në mungesë të Ismailajt.

Pas denoncimit publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga demokratët, përndryshe do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.