Kryebashkiaku mungon në takim, Rama e ngushëllon për humbjen e vëllait: Lutem të prehet i qetë

13/10/2019 - 17:11

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku vlerësoi punën e të gjithë aktorëve për ndërhyrjet në restaurimin e zonës historike dhe u shpreh i impresionuar nga transformimi bashkëkohor i këtij investimi.

Në fjalën e tij Rama i shprehu ngushëllimet edhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, për ndarjen parakohe të të vëllait Eduard Leli, teksa shprehu keqardhje për mospraninë e kryebashkiakut në takim.

"Ç’është e vërteta edhe për mua që e kam parë me sytë e mendjes këtë zonë shumë kohë më parë dhe kam qenë nxitës i këtij bashkëpunimi shembullor me Fondacionin, ajo që po del në dritë është përtej parashikimit. Është një hapësirë tërësisht e re, jo thjesht pastërtie dhe bukurie, por edhe zhvillimi ekonomik.

Për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuuar për këtë transformim shembullor. Patjetër kryetarit të bashkisë, që më vjen shumë keq që sot nuk është këtu me ne për shkak humbjes tragjike të të vëllait, të cilin kam pasur mundësinë ta njoh personalisht dhe duke u lutur të prehet i qetë, i përcjell edhe me këtë rast publikisht, përveçse e kam bërë personalisht, ngushëllimet e mia më të ndjera Dritanit dhe gjithë familjes", u shpreh Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral (r) Piro Ahmetaj si kë

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale përshëndet zgjedhjen e Olsian Çelës si krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët e lagjes 11 në Durrës, të cilët ende presin ekspertët tu vlerësojnë bane

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për Shqipërinë, Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bash

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz