Kryemadhi: 2019, vit i vështirë për opozitën por jo një vit i humbur

20/01/2020 - 22:56

E ftuar në emisionin “5 Pyetje me Babaramon” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se i gjithë aksioni i opozitës në vitin 2019 nuk ishte një vit i humbur, por një vit i vështirë. Për kryetaren e LSI, viti që lamë pas nuk ishte thjesht një betejë politike, por një përplasje fizike me krimin e organizuar. Me djegien e mandateve opozita ndërgjegjësoi partnerët ndërkombëtarë ndërkohë që po të rrinte në Parlament do ishte kthyer në fasën e Edi Ramën.

"Nuk mendoj se ka qenë një vit i humbur. Ka qenë vërtetë vit i vështirë për opozitën, sepse beteja e opozitës nuk ishte betejë politike. Ishte betejë fizike me krimin e organizuar. Djegia e mandateve erdhi si rezultat i uzurpimit ose i bllokimit të të gjitha antenave dhe sensorëve të institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria ishte kthyer në një vend trafikimi.

Tashmë mjafton të shikosh raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të vendeve anëtare, kemi një progres raport të Komisionit Europian, i cili ishte fushë me lule në Shqipëri, Shqipëria vend i begatë si Danimarka e Suedia. Por që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e konsideruan. Pra 3 herë që u propozua Shqipëria për të hapur negociatat, të treja herët vendet e Bashkimit Europian e sulmuan një raport të tillë, duke thënë që në raportet tona Shqipëria është një vend i kriminalizuar dhe se gjithë ajo reformë e madhe e kryer më përpara është kthyer mbrapsht, është politizuar e të gjitha me radhë. Mjafton të lexosh 36 faqe të raportit të OSBE-së, do të kuptosh shumë qartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Pra dua të them që vërtetë djegia e mandateve ishte një veprim radikal apo një veprim i paprecedentë në jetën politike dhe përballë institucioneve ndërkombëtare, por ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë mesazhin jo vetëm opinionit publik shqiptar, që nuk jemi pjesë e fasadës së Edi Ramës, që nuk mbahemi peng nga Edi Rama, por jemi të lirë prej tij dhe krimit të organizuar",- tha Kryemadhi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon në rrjete sociale pas konferencës për shtyp të ministres së drejtës

Përfaqësuesi i Grupit të Punës, ngritur pranë Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia, monitoroi dy qendra shëndetësore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e President

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta, si bash

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për “Euronews” në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha edhe një herë se Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirus

Shumë zëra i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje t