Kryemadhi për akuzat e Veliajt: E kam deklaruar vilën e Lalëzit, madje bëjnë dhe foto nuset. Lali Eri i ka deklaruar pronat e veta?

27/10/2020 - 10:16

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili dy ditë më parë i përmendi vilën e Lalëzit. Kryemadhi tha sot se e ka deklaruar këtë vilë, madje aty bëjnë foto edhe nuset për dasmë. Teksa nga ana tjetër pyet Veliajn nëse i ka deklaruar pronat e veta.

“Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalëzit dhe madje vijnë të bëjnë foto, dhe nuse dhe dhëndër. Ky lali Eri i ka deklaruar këto pronat e veta? Lali Eri do ta deklarojë këtë deklaratën për banorët e kombinatit dhe pallateve pupulite. Do t’iu japë një kontratë që këta njerëz do të rimarrin shtëpitë e tyre?

Sot më shumë se kushdo se tjetër diferenca mes LSI-së dhe Rilindjes është shumë e madhe, mjafton të pyesësh ndërtuesit shqiptarë që për të marrë një leje në bashki duhet të paguajnë 8% e shitjes. Mijëra komani duhet të paguajnë mijëra euro për të marrë dheun e tyre. Kostoja e ndërtimit për një apartament jo vetëm që është 3 dhe 4-fishuar për shkak jo vetëm të prishjes së tregut se sot po vijnë njerëz me 4 klasë shkollë dhe po bëjnë ndërtime ndërkohë që kompani serioze me inxhinierë nuk janë.

Nuk duhet të kemi frikë nga njerëz që thonë të vërtetën por nga ata që gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Mua nuk më ka krijuar asnjë problem komunikimi me njerëzit dhe nuk di që të ketë një njeri që thotë më ka gënjyer Monika, ndërsa 98% thonë na ka gënjyer Lali Eri”,
deklaroi Kryemadhi.

DEKLARATA E VELIAJT

“Keni halle si Zeni me vila 1 milion e ca euro? Apo keni halle për punësimin, për shkollimin, për të gjithë investimet e tjera? Nëse ka të rinj që nuk kanë hallet e vilës 1 milion euro, por kanë halle të ngjashme me tonat, duhet t’u themi ejani në familjen tone, se jeni më të ngjashëm me ne, sesa me ata. Nëse zonjat e Zall Herrit nuk kanë halle për 9 banjo për 9 macet, por kanë halle për shtëpinë që ua prishi tërmeti, kanë hallet e fëmijëve të tyre si do i avancojë karriera, kanë hallin e ekonomisë së tyre familjare në fshat, atëherë i kanë hallet më të ngjashme me tonat se me të Monës, ndaj kjo është arsyeja pse duhet të vijnë në familjen tonë,” u shpreh Veliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgje