Pas përfundimit të mbledhjes së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të fillojnë mosbindjen ndaj kësaj qeverie.

Kryemadhi tha se mosbindje qytetare do të thotë t’i thuash stop vjedhjes së Edi Ramës. Ndërsa shtoi se Rama ka instaluar në vend diktaturën.

‘Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepat e qytetarëve të varfër. Të heqin shqiptarët litarët që ju kanë hedhur në qafë. Mosbindje do të thotë ti thuash ik Edi Ramës, dhe boll ua more shqiprtin shqiptarëve. U bëj thirrje gazetarëve ti thoni Jo Edi Ramës. Rama po instalon diktaturën. Protesta qytetare ishte mësim edhe për opozitën. Gratë dhe nënat shqiptare i dhanë dinjitet çdo shqiptari’, deklaroi Kryemadhi.