Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve, nesër merrem me Erionin

22/03/2019 - 12:54

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka shmangur komentet politike edhe në ditën e Sulltan Nevruzit. Pas thirrjeve të Kryegjyshit Botëror i Bektashinjve, Haxhi Edmond Brahimaj për dialog politik, Kryemadhi në një deklaratë për gazetarët, tha se djegia e mandateve është dashuria e opozitës për kombin.

"Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues.

Për sa i i përket bektashizmit Abaz Aliu u vra nga Jezidi dhe Mavija, në betejën e Qerbelasë. Kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë, sikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore por duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët."

Ndërsa Kryemadhi ka edhe një mesazh për kryebashkiakun e Tiranës: "I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Nevruzi, nesër flasim për Erionin dhe çfarë ka mbrapa Erioni."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kudo që shkon kryeministri Edi Rama sulmon jo vetëm opozitarët, por edhe presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit anuloi datën e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë kanë debatuar këtë të shtunë në distancë sa i përket datës së zgjedhjeve loka

Teksa shkonte për në Korçë, ekskorta e kryeministri Edi Rama është pritur me protesta.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi përmes një deklarate për mediat tha se është e vendosur për ta respektuar deri në fund de

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpjeguar arsyet pse ai nuk pranon që t’i shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, në rast se do ta prano

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e socialistëve për të mbledhur 55 firma për shkarkimin e tij.

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka ironizuar sërish kërkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të verifikuar numrin e deput

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka risjellë në vëmendje përgjimet e gazetës gj