Teksa kanë ngelur dhe katër ditë nga afati për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Vasili është dhe anëtarë i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ndërsa fokus të takimit do të jetë diskutimet për “zgjedhore”.

Kujtojmë se, ditën e djeshme Basha zhvilloi takimin me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.