Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra sot prej tij në drejtim të kryetares së LSI-së dhe opozitës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së paralajmëron Ramën se nesër do t‘ia shpjegojë “fabrikën e parave”.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.