Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në njësinë numër. 8 në Tiranë, ka hedhur akuza ndaj KQZ-së, pasi kjo e fundit vendosi sot të mos pranojë komisionerë nga PD dhe LSI për zgjedhjet vendore.

Kryemadhi i ka cilësuar anëtarët e KQZ-së si kukulla, ndërsa shtoi se ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë veprim.

“Kemi një KQZ ilegjitime me 4 kukulla qesharake. Do mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale për shkeljen e Kodit Zgjedhor. J’ua them këtë me bindjen më të plotë. Në Shqipëri portokallja është e vogël, ndaj duhet të kenë diçka parasysh, përgjejësia do jetë përsonale si për Ramën ashtu edhe për anëtarët e KQZ që cënojnë KodinZgjedhor”,- tha Kryemadhi.