Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në Jalë, ku do të mbahet për 5 ditë kampi i LRI-së. Gjatë fjalës së saj para të rinjve, Kryemadhi u shpreh se LSI, e cila lindi 15 vjet më parë dhe ia doli që të thyejnë monopolin e dy partive politike të mëdha. Po ashtu, ajo theksoi se situata aktuale politike janë të vështira për LSI-në, për opozitën, për institucionet  dhe Shqipërinë.

“Kjo është dita e parë. Do të kemi edhe ditë të tjera. Këtë vit LSI është shtuar sidomos me vajza, thonë se është edhe bereqet. Kjo është LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që arriti që të hyjë mes dy partive që bënin kungullesha me njëra-tjetrën. LSI ishte ajo parti, e cila përfaqësonte ata njerëz që ishin mësues, ish-oficerë, familje normale dhe intelektuale shqiptare. Më 6 shtator, LSI-ja bëhet 15 vjeç. LSI theu monopolin e dy partive të mëdha. Ne u rritëm me hapa të përditshëm. Kemi kaluar momente dhe sfida të vështira. Lider është ai që sakrifikon nga vetja për shoqërinë dhe grupin. Ky ka qenë misioni i kampit të LSI. Ne kampin e LSI e përmirësuam edhe më tej. Është puna në grup ajo që i jep shansin dhe mundësive njerëzve. Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”,– tha Kryemadhi.