Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mori në mbrojtje dy deputetet e reja të kësaj force politike, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci, pas debatit dhe replikave që ndodhën në komisionin e ekonomisë.

"Dy vajzat deputete Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci janë diplomuar për farmaci dhe inxhinieri ndërtimi. Këta që kanë këtu mbrapa nuk e dinë se ç'është diploma. Ministrja e Arsimit vjen me një kolegj 1-vjeçar. Elisa e ka apo nuk e ka diplomën. Ne i kemi me diploma në inxhinieri. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat sepse po të jetë për çështje diplomash nuk dimë si dalim nga ana juaj se vetëm në një diplomë na e kaloni për t'i lëpirë menderen kryetarit të partisë. Ama asnjëri nuk ka të drejtë të cënojë sepse votat e LSI-së janë vota gjaku…"