Kryemadhi me lahutë në Malësinë e Madhe: Qeveria e Rilindjes do kujtohet si shkatërruesja e kulturës

05/08/2020 - 15:17

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj force politike.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi tregon takimin e veçantë me rapsodin e Malësisë së Madhe, lahutari Jonuz Delaj teksa publikon një foto ku shfaqet me një lahutë në dorë.

Ajo kujton vargjet e Fishtës por edhe çështjen e lahutës si trashëgimi kulturore jo materiale në UNESCO, ndërsa shkruan se Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj.

POSTIMI I PLOTË

Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh.

Gjatë bisedës me Jonuzin më erdhën ndërmend disa vargje të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”:

Përsè flamuri kuq e zí,

Sod mâ s' pari, bukurí

Porsì fleta e Engllit t' Zotit,

Po valvitë mbí tokë t' Kastrjotit,

Si valviti dikúr motit;

E dér m'qiellë ushto brohrija,

Kah gërthet fusha e malcija:

Për jetë t' jetës rroftë Shqypníja!

Një vepër e rrallë dhe monumentale, ku ndërthuret letërsia, tradita dhe historia jonë.

Ndërsa në anën tjetër mu përvijua dështimi i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale së lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysëm ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra.

Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë.

Do të mbahen mend si rrënuesit e vlerave për t’i hapur rrugë betonizimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit.

Ndaj LSI dhe Opozita e Bashkuar duhet të investojë seriozisht në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve. Duhet të rikuperojmë sa më shumë nga ky shkatërrim talebanesk i Rilindjes.

Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka përfunduar procesi i votimeve në degën e PD-së në Berat për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Partia Popullore Europiane ka dalë me një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë P

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë, duke iu thënë se mar

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen këtë javë edhe pse 1 tetori ishte vendosur si afati i fundit për miratimin e tyre.

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në rrjete sociale se qyteti i Durrësit “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashki

Pas pezullimit nga detyra të zëvendësdrejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, ka reaguar Partia Demokratike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi propozimin që op

Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së që të aplikojnë,  një ditë para mbylljes së apl

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim tha se është e kënaqur që opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjegjisë për t’u angazhua

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, e cila dorëzoi dje draftin