Kur ndan pak më shumë se një javë nga protesta e paralajmëruar e opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e BE-së të akredituar në vendin tonë.

Mësohet se takimi ka qenë informal dhe së bashku, Kryemadhi dhe ambasadorët e BE në Tiranë, janë takuar në një kafe mëngjesi.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare rreth qëllimit të takimit, i cili vjen në një situatë kur opozita ka ftuar gjithë shqiptarët më 16 shkurt në Tiranë, për të marrë në dorë fatet e vendit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.