Kryemadhi në mbrojtje të Kopshtit Botanik nga "idiokracia e Rilindjes"

09/10/2019 - 11:53

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve dhe ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Në një lidhje live në Facebook nga Kopshti Botanik, Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të ngrihen për të mos lejuar betonizimin e kësaj zone, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën.

Më tej, ajo akuzoi qeverinë, teksa tha se po tenton të kthejë çdo institucion të arsimit në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave.

Deklarata e plotë:

Mirmëngjesi të dashur miq! Sot, dua t’ju uroj mirmëngjes nga Kopshti Botanik. Si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën kam zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide në këtë kopësht, e ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës. Iu bëj thirrje po ashtu të gjithë miqve të mi, ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrës që sot universiteti ynë ka nevojë për ne. Ka nevojë për ne, për t’u bashkuar me ta.

Sepse nuk duhet të na ndodhi e njëjta gjë, ajo që na ndodhi me Muzeun e Kafshëve tek rruga Kavajës, i cili u shkatërrua një laborator i tërë me një një arsenal të jashtëzakonshëm shkencor për t’u dhënë dhe për t’u ndërtuar nga oligarkët pallat. Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë. Mendoj që këtu është e domosdoshme angazhimi i gjithë ne për ta suportuar dhe për ta mbrojtur.

Në fakt ne këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, kemi studiuar shume insekte dhe specie të tjera, por në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes e cila kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe në lavatriçe të pastrimit të parave është mbi të gjitha e domosdoshme një ndërhyrje dhe një ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar i të gjithë ne kudo që jemi. Pa dallim bindjesh politike. Sot më shumë se kurrë ne duhet të japim suportin tonë, mbështetjen tonë në radhë të parë për dijen, në radhë të parë për arsimin se vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, A

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë letrën që Presidenti i Partisë së Socialistëve Europianë, Se

“Nuk ishte atentat ndaj meje, unë nuk kam konflikte me askënd. Makina përdoret nga shoferi im dhe shumë rrallë prej meje.”

Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Princi i Monakos, Alberti II.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqi

Pasi publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit