Kryemadhi në SHBA: Politika ka nevojë për më shumë gra e vajza

16/05/2019 - 10:29

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosin, me të cilën ka diskutuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Kryemadhi shkruan në Facebook se Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë gra dhe vajza në politikë, që puna e tyre të përqendrohet në përmirësimin e vendit. 

"Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë.", shkruan Kryemadhi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konektiviteti global si dhe kuotat multilaterale për transportin rrugor të mjeteve transportuese të tonazhit të lartë ishin në fokus të M

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të shtune, duke shprehur bindjen se

Pas 3 letrave të para, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e sotme kombëtare të opozitës "një cunam të historisë".

“Nuk ka asnjë kufi, të cilën ne si gra, nuk mund ta arrijmë”.

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendo

Nisja zyrtarisht e fushatës zgjedhore po afron dhe kandidatët e përfshirë në të kanë nisur të zhvillojnë takimet e para dhe të përcjellin