Kryemadhi në SHBA: Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për të pasur njëri-tjetrin pranë

11/11/2019 - 14:52

Në vijim të turit të takimeve të saj me komunitetin shqiptar në Miçigan, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vizituar dy kishat katolike që i shërbejnë komunitetit shqiptar.

Takimin e parë e zhvilloi në kishën “Zoja Pajtore” ku u takua fillimisht me Dom Ndue Gjergjin i cili i foli për historinë e themelimit të kësaj kishe. Kjo kishë u krijua në qershor të vitit 1977, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Detroit.

Kisha Katolike "Zoja Pajtore" është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare gjithashtu promovon libra dhe talente të reja, seminare dhe simpoziume të ndryshme, tha Dom Ndue Gjergji.

Pas këtij takimi Kryemadhi mori pjesë edhe në meshën e zhvilluar në këtë kishë, ku mori fjalën para të pranishmëve.

“Unë do të mundohem pafundësisht sepse, ashtu siç i thashë edhe Padre Ndues dje, kam gjetur paqen, qetësinë dhe lumturinë, ditën që jam gjendur pranë Zotit. Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha. Më ka ndihmuar në ndarjen midis të mirës dhe të keqes, për të bërë ndarjen në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja. Prandaj lutemi që ne në Shqipëri të kemi një familje të fortë sepse në këto kohë të trazuara është shumë ë rëndësishme për të mbajtur institucionin e fortë të familjes, ku në bazë të familjes ndërtohet shoqëria, dhe shoqëria është ajo që ndikon shtetin tonë. Sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për të pasur njëri tjetrin pranë, kanë nevojë për ta parë dhe për ta ndjerë njëri tjetrin si vëlla dhe si motër sepse vetëm kështu ne do të vazhdojmë të jemi një komb i denjë dhe i barabartë, për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë në botë."

Kryemadhi e mbylli fjalën e saj duke i uruar të gjithë të pranishmit: ‘Zoti ju ruajt juve, Zoti ju ruajt familjet tuaja dhe Zoti qoftë me ne kudo në rrugën tonë të drejtë, në mendje, në shpirt dhe në zemër. Amin’.

Gjithashtu Kryemadhi vizitoi edhe Kishën e ‘Shën Palit’. Kjo kishë e themeluar në vitin 1981 nga komuniteti shqiptar sot drejtohet nga Dom Fred Kalaj. Kisha ‘Shën Palit’ i shërben rreth 2000 familjeve në Detroit. Ajo vendosi edhe një buqetë me lule tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Detroit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akom

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka kërkuar qeverisë hartimin e një plani sanitar që sipas tij është i vonuar për qarqet e prekura n

Ornela Çuçi, zëvendësministrja e Turizmit dhe e Mjedisit lëshon një deklaratë që po bën xhiron e radhës.

“Viktimat e Thumanës dhe disa nga të Durrësit mund të ishin të gjallë”.

Ish-deputetja e PD-së,  Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se administratës nuk do t’i mbahet nga rroga as

Ashtu siç ka ndodhur rëndom pas fatkeqësive natyrore, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur qeverinë e tij në një mbledhje të jashtë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se rindërtimi pas tërmetit do të jetë karta e re elektorale e kryeministrit Edi Rama.