Kryemadhi paralajmëron Ramën: Nuk është larg dita kur do të duhet të zgjedhësh mes kokës tënde dhe ...

19/06/2019 - 16:47

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariatin e Burrelit të ish-deputetes demokrate, Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD, Denisa Vata pas përplasjeve në KZAZ.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi i thotë Ramës mos guxojë të prekë gra dhe zonja politikane, që sipas saj, janë në të drejtën e ligjit dhe të qytetarëve.

Ajo paralajmëron se skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar akoma për Edi Ramën, duke shtuar se fundin e tij, jo vetëm atë politik, do ta shkruajnë shqiptarët që i godet e dhunon.

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama mbaji larg duart dhe veglat e tua qorre nga qytetarët që mbrojnë të drejtën e tyre. Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane që janë në të drejtën e ligjit dhe të qytetarëve.

Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak.

Ata që protestojnë kundër teje nuk janë as të fallxhores dhe as të Lulit. Janë njerëz që kërkojnë të drejtën e tyre të mohuar. Por ti nuk e njeh ndjesinë e mirësisë, sepse gjatë gjithë jetës tënde ose e ke blerë, ose e ke marrë me dhunë dashurinë dhe mirësinë.

Ata qytetarë që shprehin revoltën e tyre nuk janë drejtuesit që flasin në telefon me kriminelë të qeverisë tënde. Janë njerëz të ndershëm që përplasen për të drejtën e mohuar, për të vënë në vend atë drejtësi që ti e ke blerë me paratë e drogës ose me kërcënimet për Vetting-un. Ti që ke merakun e reformës dhe të frikës së opozitës për të, je sot më i rrezikuari nga zemërimi i popullit.

Dhe mbaje mend nga fallxhorja (jo nga ajo që vjen të sheh horoskopin në zyrë e që e paguajnë të të gënjejë), nuk e ke të largët ditën kur do të të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde. Po për këtë, për fat të keq nuk ka fallxhore të të ndihmojë, është një vendim që do ta marrësh vetë dhe shpejt!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë familjen e ish-Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Pas padisë për shpifje ndaj Ramush Haradinajt, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se “Rama është kartë e djegur edhe në Kosovë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi ka vijuar takimin me strukturat e partisë ku është ndalur në Elbasan.

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Tritan Shehu ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama sa i takon marrëdhënieve të këtij të fundit me Serb

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa ka komentuar situatën politike në vend, deklaroi se nuk është arritur marrëveshje me ulje

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar sërish kundër vendimit të gjykatës që pushoi akuzën për kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me d

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për ambientet e reja të spitalit Kirurgjikal, që u prezantuan pak d

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në Facebook shkrimin e gazetës britanike “The Times”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejt Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pas arrestimit të Pajtim Agës, vëllain e shefit të

Gjatë një takimi në Korçë me simpantizantë të LSI, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, shpërndau karta anëtarësimi për të