Kryemadhi përmend Dakon: Rama ka dështuar, prokuroria iu shërben bandave

28/03/2019 - 11:40

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar para mijëra protestuesve kryeministrin Edi Rama për largimin e 400 mijë shqiptarëve.

Kryemadhi tha se qeveria e tij dështoi dhe foli për rrezikun e kthimit të trafikut të vizave ndërsa theksoi se Rama ka kthyer një prokurori që shërben për bandat.

"30 vjet më parë kur studentët e dhjetorit u ngritën, u ngritën për një shtet të barabartë, demokraci dhe lëvizje të lirë. Ne sot mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkues. Të gjitha duna të largohen nga Shqipëria. Kjo do të sjellë heqjen e vizave. Ky njeri që nuk mendon për shqiptarët por vetëm për veten e tij ka detyruar shqiptarët të ngrihen dhe të ikin. Ky njeri do të kthejë dhe njëherë trafikun e vizave. Ky ka krijuar probleme pafundësisht. dështoi si qeveri me 300 mijë vende e punës. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria. E kemi dëgjuar që do hiqte TVSH-në për fermerët por iu shtoi taksatNjë prokurori që ka arrestuar 38 mijë fukarenj dhe nuk thërret qoftë dhe njëherë të vetme Damian Gjiknurin, Qendron që vjedhin vetëm me një firmë 40 mln euro. Nuk ka thirrur një herë Vangjush Dakon apo Edi Ramën. Një mesazh për vëllezërit tanë policë: Janë njësoj si ne, janë me zemër këtu në parlamentin e popullit sepse kanë rrogën më të ulët që duhet të ketë një polic për t’u përballur me krimin".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj deklaron se është kërcënuar përmes telefonit, ku i kërkohet që të tërhiqet nga gar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar zhvillimet e fundit dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, shprehet se të gjithë e kanë

Ndërsa pak orë na ndajnë nga takimi elektoral i kryeministrit Rama në sheshin kryesor të Durrësit, demokratët e qytetit dhe jo vetëm janë

Kryeministri Edi Rama do të pritet me protesta në Durrës.

Akademia e Shkencave dhe Shoqata Çamëria kanë promovuar ribotimin e librit “Këngë Popullore nga Çamëria”, të autorit Fatos Mero Rrapaj.

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i është përgjigjur zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili e cilësoi një skeç të o

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit për t’u ç’regjistruar nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka

Kolegji Zgjedhor shpall verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregj

Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopësht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia