Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është aq rozë.

E ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Kryemadhi tha se ka informacione brenda PS-së, se Rama mund të mos e rikandidojë Erion Veliajn në bashkinë e Tiranës pasi Rama ndihet disi i kërcënuar nga Veliaj.

“Me informacionet e mia që kam, Veliaj mund të mos jetë më kandidat. Unë besoj se zoti Veliaj mund të jetë një konkurrencë shumë e madhe e Ramës… Rama në PR e imazh është bërë tashmë pak demode, dhe zoti Veliaj ka sjellë po themi një tjetër frymë. Kjo ndjenjë xhelozie do t’i hajë kokën zotit Veliaj.

Por deri atëherë do të kemi kohë. Ne nuk kemi akoma një kandidaturë për Tiranën. Sigurisht që po diskutojmë për një emër. E gjithë opozita e shikon përfaqësimin e saj në një front bllok kundër kësaj qeverisjeje”, tha Kryemadhi.