Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sfidon hapur maxhorancën, ndërsa thekson se qëllimi i qeverisë është karrigia e pushtetit, që sipas saj përfundon në 25 prill, datën kur do të mbahen edhe zgjedhjet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kryemadhi theksoi se rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021.”, shkruan Kryemadhi.