Tre muaj pas protestës së 27 janarit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sqaruar arsyet se përse opozita nuk po proteston.

Në një takim me gazetarët, ajo tha se po i japin kohë qeverisë për ti dhënë mundësi Shqipërisë hapjes së negociatave.

“Edhe pas protestës madhështore të 27 janarit, edhe pse shumë kërkesa na vijnë nga qytetarët për të protestuar ne po tregohemi të matur, po i japim kohë kësaj qeverie, po ja shtrojmë me petalet e kuqe të dashurisë ndaj saj, që të çojmë vendin drejt negociatave. Po e them përsëri sepse është shumë e rëndësishme. Hapja e negociatave nuk i shërbën klasës politike, por i shërben qytetarëve shqiptare. Por qeveria nuk tregohet asapk serioze, duke pasur parasysh që është ekzekutivi ajo që merr vendimet për raportimet në BE”, tha Kryemadhi.