Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti.

“Pronën tuaj nuk ua tjetërson dot as Erion Veliaj, askush tjetër. Politikën ta lëmë mënjanë për shtëpitë tona. Nuk duam Reformë në Drejtësi për demagogji. Duam Reformë në Drejtësi që mos të na vjedhin pronën“, tha Kryemadhi.

Ajo që vihet re është se Kryemadhi ashtu edhe banorët e tjerë nuk mbajnë maskë.