Kryemadhi takon ambasadorin italian: Të vendosur për të çuar para reformat

13/02/2020 - 12:01

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Kryemadhi shkruan në Facebook se Italia është bërë shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë që kanë emigruar atje ndër vite

POSTIMI I PLOTË

Prita në takim dhe i urova mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Z. Fabrizio Bucci.

Italia është bërë shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë që kanë emigruar atje ndër vite. Dy popujt tanë ndajnë histori, vlera, tradita dhe miqësi për të cilën do punojmë së bashku me Ambasadorin Bucci që t’i forcojmë më tej.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, që i është gjendur pranë në ditë të vështira, e cila ka mbështetur proceset e demokratizimit dhe të konsolidimit të vendit si anëtar i NATO-s dhe është avokat për integrimin e saj në BE.

I shpreha Ambasadorit Bucci angazhimin e plotë të LSI për të përfunduar sa më parë reformën zgjedhore dhe për të realizuar gjithë detyrimet e kushtet e hapjes së negociatave dhe integrimit të vendit në BE.

LSI është e vendosur dhe vullnetplotë për të realizuar me sukses reformat, që sjellin forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, rrisin efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, dhe zhvillojnë ekonominë për të garantuar mirëqenie dhe prosperitet për qytetarët.

I shpreha Ambasadorit Bucci gatishmërinë e LSI për të çuar më tej marrëdhëniet shumëplanëshe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter sa i përket një deklarate të PD-së sot.

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar rifillimin e punës “me pikatore” siç e quan ai, të kanti

Byroja e Kuvendit vendosi përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore

Në Ditën Botërore të Autizmit, Presidenti Ilir Meta kërkon më shumë përkrahje për fëmijët e kësaj kategorie.

Kryeministri Edi Rama e nis ditën e sotme me një video-mesazh të goditur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Nënkryetari i LSI-së, Ptrit Vasili përmes një statusi në Facebook deklaroi se në kushtet e përhapjes së koronavirusit, testimi në masë i

Në konferencën online me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyt nëse i ishte nënshtruar testit për koronavirusin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videokoference me gazetarët tha se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve.