Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili postoi një video nga rruga e Pogradecit për të cilën shkruante se nga projekt 3D u kthye në realitet.

Në një postim në Facebook, Vasili e quan kryeministrin sklerotik ndërsa i thotë të japë në 3D edhe dhunën e policisë në Jalë.

STATUSI I PLOTË

Kryeminister sklerotik, jepe me 3D edhe dhunen e Jalit.

Ky kryeminister, te gjithe matufllekun propagandistik e ka perqendruar te ca video idiote rrugesh me dy kalime, te ngushta si mendja e tij sklerotike.
Le ta jape edhe dhunen ne Jal kunder njerezve te thjeshte ne video me HD, me 3D apo me 4K.

O sklerotik, ke gjekundi ndonje meter autostrade? Apo, meqenese jane te gjera dhe me kater korsi, autostradat nuk t’i merr formati i fishkur i videos?