Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit e cila kremtohet sonte.

“U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve myslimanë”, shkruan Rama.

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!”, shkruan Meta.

Ditën e enjte është Fiter Bajrami, kurorëzimi i muajit të Ramazanit për të gjithë myslimanët.