Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, një ditë para seancën plenare.

Mësohet se të pranishëm në takim janë dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga si dhe Engjëll Agaçi. Në takim do të diskutohet për ndryshimet ligjore për çështjen e teatrin kombetar, të cilat u bënë vetëm me votat e maxhorancës si edhe relatori i ligjit për teatrin, Ilir Beqaj.

Ditën e djeshme përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës u përplasën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ligjin për teatrit, ndërsa palët nuk kursyen akuzat.

Maxhoranca pranoi dekretin e Presidentit dhe bëri amendime në ligjin për teatrin duke pranuar tashmë garë, ndërsa opozita kërkoi të mos bëheshin arnime në ligj. Pas debateve deputetët e opozitës lanë mbledhjen, ndërsa maxhoranca votoi e vetme nen për nen ndryshimet ligjore.