Kryeministri Rama kërkesë Presidentit Vuçiç: Ju lutem, ngrijeni traun për kamionët nga Kosova

31/03/2020 - 18:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të zhbllokojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova, duke theksuar se linja e gjelbër në rajon nuk mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi.

Sipas kryeministrit Rama, prej 24 orësh kamionët janë bllokuar në kufirin me Serbinë, pa e specifikuar se në cilën doganë.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se lufta kundrë koronavirusit duhet fituar nga të gjithë së bashku.

Postimi i kryeministrit Rama në Twitter:

@avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

@avucic Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij p

Presidenti Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me pamjet që publikoi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Vel

Presidenti Ilir Meta shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e Kodit.

Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme bizneset në njësinë nr. 8 në Tiranë.