Në 27 gusht kryeministri Rama do të presë në vilën qeveritare të Durrësit homologet e tij nga rajoni. Më një format të ngjashëm me takimin e një viti më parë, në takim mësohet se do të jenë dhe përfaqësues të BE.

Qëllimi është diskutimi i projekteve të përbashkëta rajonale, të nxitura nga procesi i Berlinit

Vitin e shkuar pjesë e takimit të këtij niveli ishte dhe zv/Presidenti i Bankës Botërore, por nuk ka konfirmim nëse do të ketë përfaqësues të këtij institucioni të rëndësishëm financiar dhe në mbledhjen e 27 gushtit. /Tv Klan