Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministri Rama ndodhet në New York,  ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Takimi mes Ramës dhe Erdogan u zhvillua në Hotel Peninsula.

Në takimin e zhvilluar në New York ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve.