Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kryeministri ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto së bashku me çiftin Donald dhe Melania Trump.  Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama.

Takimi është zhvilluar në Nju Jork, ku Kryeministri shqiptar dhe Presidenti amerikan janë në mesin e liderëve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.