Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në ministerialin pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të OSBE tha se Shqipëria ka bërë një punë dinjitoze.

Ai theksoi se Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër, teksa përmendi me radhe gjithë sfidat që vendi pati në kryesim.

“Shqipëria me sigmat që e shoqëronin nuk ishte entuziasmuese. Shanset ishin kundër nesh, në krye të vitit ne vendosim objektivat për të ndërtuar stabilitet përmes dialogut. Vetëm pak kohë pas nisje goditi pandemia.

Njëherë e një kohë ne ishim Korea e veriut e Evropës, por ne ja dolëm de mundëm të shënonim progres. Negociuam rritjen e buxhetit për Ukrainën.

Shqipërisë ju desh të merrte më shumë përgjegjësi se të gjithë të tjerët që kanë qenë para nesh. Më pas erdhi Bjellorusia, BE u duk se ishin të padobishme në këtë çështje dhe organizata jonë doli jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë gjë, ne bëmë ofertën tonë, por ata nuk pranuan.

Kjo situatë u pasua nga konflikti i Nagorno Karabakut, këto armiqësi të reja e bënë bisedimin më të përçarë në OSBE, kishim krizë për mbi krizë por ne nuk hoqëm dorë, duhej të provonim gjithçka, dhe këtë e bëmë me zjarr e këmbëngulje dhe mësuam gjatë punës dhe e bëmë punën.

Edhe pse modestia në sferën publike s’është pika ime e fortë ishte sukses.

Patëm 53 ministra që morën pjesë në këtë takim online që nuk është kaq e mirëqenë në këto kohë të vështira. Kjo pjesëmarrje dëshmon larmishmërinë që i kemi dhenë OSBE. Dua të falenderoj ekipet tuaja për punën e vështirë. Do doja të falenderoja strukturat në terren të OSBE.

E fundit, por jo për nga rëndësia falenderoj ekipin tim në Vienë e Tiranë, u është dashur të punojnë në rrethana sfiduese. Ata përfaqësojnë më të mirën e Shqipërisë, jam krenar për ta.

Ky duket se është këshilli më produktiv ministror, kështu më kanë thënë. Sapo kemi emëruar ekipin e ri ministror, dhe jam i kënaqur tju uroj mirëseardhjen të gjithëve. Kryesia nuk është detyrë e lehtë prandaj e vlerësoj punën e tyre.Me këtë lidership të ri, për 2021 OSBE është kthyer fuqimisht në skenë. kemi arritur një përparim të rëndësishëm, si në barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit.

Po lë një sekretariat plotësisht të barazuar nga ana ligjore. Është koha të negociohet për një paqe, kemi shumë për të bërë, edhe për covid 19, luftën kundër trafikimit qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së mjedisit. Janë këto 3 propozime në tavolinë. Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtu përfundon rrugëtimi i kryesimit tonë. Ka qenë një vit plot sfida. Do t’i garantojmë gjithkujt që do të qëndrojmë pranë jush si pjesë e Trojkës për t’iu ndihmuar sa më shumë mundemi”, tha Edi Rama.