Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.

Sa i përket koncesionit të Porto-Romanos, për portin, Meta thotë se negociohet vetëm me një subjekt, dhe për këtë gjë ka pasur ankesa nga KE si dhe nga subjektet të tjera kontraktore.

“Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, i shkronjave që alfabeti ynë nuk i njeh, jo vetëm shkel gjyhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë.

Koncesioni në Porto-Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, procedura anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe PPP duke hyrë vetëm me një subjekt. Cenon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë, por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe ankesat.

KLGj për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Kam biseduar edhe me Europa Nostra për angazhimin e tyre

Hetim ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar që tronditi. Të vijojmë bashkëpunimin përveç Teatrit Kombëtar por edhe për trashëgimi të tjera.

Pas furtunës në gotë javën e kaluar, kam bërë disa deklarata, përpjekjet e mia për të stabilizuar situatën”, tha Meta.