Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, në të cilat nuk arriti të siguronte një mandat deputeti ndërsa kandidonte nën siglën e PD-së, Agron Duka deklaroi tërheqjen nga politika.

Duket se zhgënjimi që pësoi, e detyroi ish-deputetin e Durrësit të ndërmerrte këtë hap.

Stinën e verës e kaloi thuajse në heshtje dhe i përqendruar kryesisht në biznesin e tij privat, por vjeshta e ka gjetur sërish të angazhuar politikisht kryetarin e PAA-së.

Pas një angazhimi dhe investimi disa vjeçar në politikë, duket se Duka nuk mund të qëndrojë jashtë saj.

Dhe rikthimin e fuqishëm ai e deklaron vetë përmes një postimi në Facebook.

Krahas fotos që ka publikuar, Duka shkruan: “Mbrëmë, me zonjat e PAA. Puna ka filluar fort për një kthim të fuqishëm e dinjitoz”.