“Ku është fletë arresti i Vangjushit?”

14/12/2019 - 21:00

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhër arresteve të firmosura ditën e sotme nga Policia e Shtetit.

Në një postim në Facebook, Bardhi ka publikuar foton e një të riu, i cili në duar mban një pankartë ku shkruhet “Ku është fletë arresti i Vangjushit?”

Bardhi shkruan se pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama vijon të bëjë show duke u përpjekur të mbulojë abuzimin e qeverisë së tij me propagandë kundër opozitës.

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama vazhdon të bëjë shoë mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës.

Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë.

Në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita. Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmaku

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një thirrje për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër në mënyrë që kjo

Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE, nga konferena ne Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Pr

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi artikulli i gazetës gjermane “BILD”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Uni

Me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së nga Kroacia, është mbajtur një aktivitet në Tiranë nga ku janë dhënë mesazhe të rëndësishme e