Kujtohet 29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit, Ademi: Shqipëria ka nevojë për një dhjetor të dytë

13/12/2019 - 11:30

Është përkujtuar në Shkodër 29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha me një ceremoni të organizuar nga kryetarja e Bashkisë në detyrë Voltana Ademi dhe Partia Demokratike.

Ademi tha në fjalën e rastit se sot duhet një dhjetor i dytë pasi po përballen me një tjetër diktaturë. Ajo theksoi se po ikin ata të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike duke përmendur emrin e Agron Tufës.

"Sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famëkeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakë përkujtimore. Por, kjo datë shërben edhe si reflektim, si mesazh, si moment në të cilin shkodranët dhe shqiptarët, sot përveç përkuljes me respekt ndaj atyre qe e organizuan 13 dhjetorin dhe jo vetëm të gjitha lëvizjet demokratike ne vitet 90-të, por Sot Shqiptarët kanë nevojë të mos harrojnë, sepse po përballen me një tjetër sistem. Sot Shqiptarët po ikin çdo ditë, e kjo e bën me të trishtë e më të dhimbshëm realitetin tonë të përbashkët, e nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ato të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike, sot kërkojnë azil ne dyert e Europës, siç është rasti më i fundit ai i Agron Tufës. Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevoje serish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë", deklaroi Ademi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenca janë përfshirë në replika të ashpra ditën e stome.

Pas reagimit ndaj ministrit Sandër Lleshaj, Presidenca ka reaguar edhe ndaj statusit të socialistit Ulsi Manja.

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin!”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nënstacionit të pompimit të ujit në Poçem, të cilët janë prej një jave në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për mbajtjen e tubimit më 2 mars. Sipas tij, fakti që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim përmes një njoftimi thotë se ka zhvilluar ditën e sotme takime me kryeministrin Edi Rama, pres

Pas postimit në Twitter të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndaj deklaratave të Metës për grusht sh

Në një kohë kur presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se më datë 2 mars do të lidhë besë me qytetarët dhe prej aty do të nisin

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, e paralajmëruar më herët, Presidenti Ilir Meta dha prova të reja për atë që e quan “grusht shtetit”