Kuponi tatimor, Basha: Vegël e qeverisë për t’iu mbajtur nën presion

14/11/2019 - 12:34

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngjesi deri në darkë te biznesi i vogël për të kërkuar fatura, kuponë dhe gjoba.

Gjatë turit të takimeve "Rrugëtimi për Shqipërinë", Basha tha se kuponi tatimor është një vegël e pushtetit për t’i mbajtur nën presion.

"Kasa dhe kuponi janë preteksti. Keni Korfuzin përballë ka një situatë të tillë me biznesin e vogël, që shumica janë biznese familjare?! Absolutisht jo! Kuponin e japin me dorë. Është kështu apo jo? Është e qartë se kjo është një vegël e pushtetit për t’ju mbajtur ju nën presion dhe për t’ju vjel e për t’ju mjelë. Prandaj kasa fiskale, e them edhe një here e kemi vendosur ne kasën fiskale, e kemi vendosur ne edhe detyrimin për kolaudim, por këta e kanë marrë dhe e kanë kthyer nga një instrument të transparencës financiare në një instrument të vjedhjes. Prandaj hapi i parë do të jetë kasa fiskale, detyrimi për të transmetuar të dhënat në Ministrinë e Financave do të zhbëhet dhe detyrimi për të kolauduar kasën në mënyrë vjetore me shuma që do të arrijnë më shtrenjtë se kolaudimi i automjetit do të anulohet. Nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngjesi deri në darkë tek biznesi i vogël për kërkuar faturat, kuponat dhe mbi bazën e tyre për t’ju gjobitur dhe për t’ju terrorizuar", deklaroi Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I ftuar në 'Zonë e Lirë', kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe mbi procesin e hapjes në Partinë Demokratike.  

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti mbështetje për turizmin.

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe dep

Që pas heqjes së masave kufizuese në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit ku dit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është pritur në një takim në selinë blu nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilët b

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar me gradën madhore “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Kom

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se ndërtimet në Velipojë u shembën nga banditët e pushtetit që sipas tij shkatërruan mundin dhe djers

Nga selia blu përmes një deklarate për mediat, zyrtari i PD-së, Ervin Minarolli akuzoi qeverinë Rama se me rrugën Milot-Fier, po bën vjed

Kryeministri Edi Rama deklaroi se politika shqiptare nuk duhet të presë që një ditë presidenti i Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luiggi Soreca, me anë të një shënimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas lajmit të autoritete