Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Ramës për dialog, e bërë një ditë më parë gjatë Samitit të Diasporës.

Basha u shpreh i qartë se i vetmi takim që ai do të zhvillojë është me popullin më 16 mars, ndërsa përmendi dy deputetë socialistë të qarkut të Durrësit si dhe kryebashkiakun Dako.

"Do t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin dhe do zgjedhim një qeveri të popullit. Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars. Me kë të dialogosh, me Rrahman Rrajan, Jurgis Çyrben, apo me Vangjush Dakon, pra një rol të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që kuptojnë se nuk është përplasje mes partish, por përplasje për fatin e shqiptarëve. Qeveria e kapur në flagrancë, duke vjedhur votën, duke i gënjyer se edhe pak do e hapim derën e integrimit, kur dihet se në Evropë nuk të pranojnë kur vendi qeveriset nga politikanët e lidhur me banditët dhe krimi."