Pas protestës së organizuar nga opozita, e cila zgjati rreth 3 orë, ka reaguar sërish Basha, duke i kthyer kështu në mënyrë indirekt përgjigje ftesës së kryeministrit Rama për dialog. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan: 

“Të mbushur me frymëzim, shpresë dhe të vendosur deri në fund! Asnjë hap pas në betejën tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa! #shqiperiasieuropa”