Partia Demokratike ka publikuar një video ku akuzon kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PSD-së, Tom Doshi dhe deputetë të tjerë, mes të cilëve 3 të qarkut Durrës, për masakrën zgjedhore.

Në videon e publikuar nga PD shfaqet një deklaratë e kryeministrit gjatë fushatës elektorale teksa shprehet se: “Kur votat të fillojnë të numërohen ju do ta kuptoni sepse, PS që ta marrni mirë vesh ju, nuk është Edi Rama”.

“Është Tom Doshi me 3 deputetët e tij. Është Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin deputet. Është Jurgis Çyrbja i Plarent Dervishaj. Është Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Është Rrahman Rraja i bandës së kokainës në Belgjikë”, shkruhet në video.