Komisioni hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duket është “plotësuar” edhe me emrat e deputetëve socialistë.

Mësohet se pjesë e këtij Komisioni do të jenë deputetët Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, dhe Xhemal Qefalia.

Kryetar i këtij Komisioni do të jetë deputeti demokrat Edi Paloka, ndërsa nënkryetare socialistja Ermonela Felaj.

Anëtarët e tjerë të PD-së në Komisionin hetimor për Tahirin do të jenë si vijon: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka.

Po ashtu mësohet se nga LSI-ja anëtar do të jetë deputeti Endrit Brahimllari. /BW