21/11/2019 - 09:53
Pas deklaratës së ambasadës amerikane e cila sugjeronte që çështja e Gjykatës Kushtetuese të çohet në Komisionin e Venecias, ka ardh një reagim nga Presidenca.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan në Facebook se garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të kreut të KED-së, Ardian Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të kreut të shtetit.
Sipas Blushit, tashmë është koha për "Rule of Law" si në çdo vend demokratik.
POSTIMI I BLUSHIT
Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!
/portali DurresLajm/