Në seancën plenare të ditës së sotme është mbajtur një minut heshtje në nder të majorit të rënë në detyrë, Klodian Tanushi.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën deputetes Antoneta Dhima për të mbajtur një minutë heshtje për major Tanushin, i cili humbi jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

"Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi"-tha Ruçi.